GJERMANI – Mbi 33 200 raste dhe 160 viktima të konfirmuara

BERLIN, 25 mars /ATSH-DPA/ – Më shumë se 33 200 raste me koronavirus janë konfirmuar deri tani në Gjermani, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, duke iu referuar shifrave të autoriteteve.

Më shumë se 160 nga ato raste rezultuan fatale.

Në konferencën e fundit, agjencia qeveritare e kontrollit të sëmundjeve deklaroi se ishte shumë herët për të thënë nëse Gjermania po ngadalësonte përhapjen e virusit, pasi shifrat në fillim të javës pësuan rënie.

“Duhet të presim më shumë për të parë nëse masat po funksionojnë”, theksoi presidenti i institutit Robert Koch, Lothar Wieler, duke shtuar se Gjermania është ende në fazat e hershme të epidemisë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.