COVID-19/ Rrugë të boshatisura, ATSH sjell pamje nga Ura Vajgurore

 

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Situata e krijuar nga COVID-19 si dhe masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së saj, kanë boshatisur edhe qytetin e Urës Vajgurore.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga Ura Vajgurore sot, më datë 25 mars ku shihen aktivitetet e pezulluara, baret, kafenetë, restorantet e mbyllura.

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në banesa, pra për t’u vetkarantinuar, në mënyrë që të shmanget transmetimi i sëmundjes tek të tjerët.

Ndërkaq, qeveria ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve në të gjithë vendit, ku fasha e orarit ku  mund të lëvizet është nga ora 05:00 deri në orën 13:00. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.