COVID-19/ Gjirokastër vijon dezinfektim i gjithë hapësirave publike dhe blloqeve të pallateve

TIRANË, 25 mars/ATSH/- Procesi i dezinfektimit me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, që ka prekur vendin tonë në bashkinë e Gjirokastrës po vijon me intensitet në të gjithë hapësirat publike, rrugët kryesore dhe periferike të qytetit të gurtë.

Gjatë ditës së sotme grupet e Agjencisë së Shërbimeve Publike kanë përfunduar dezinfektimin e gjithë bllokut të pallateve rreth stadiumit “Gjirokastra” si dhe bllokun e pallateve përreth tregut të pakicës në rrugën “Stavri Floku”.

Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se, “kjo është një masë e domosdoshme për të rritur sigurinë dhe mbajtur larg COVID-19”.

Sipas bashkisë, çdo rrugë dhe hapësirë tjetër publike do të dezinfektohet

Punonjësit e angazhuar në këtë proces kanë dezinfektuar jo vetëm ambientet e jashtme të blloqeve të banimit, por edhe shkallët e pallateve dhe shtëpive private, sipas udhëzime të përcaktuara për dezinfektimin kundër COVID-19./k.s/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.