COVID-19/ Botohen në Fletoren Zyrtare vendimet për Bankën e Shqipërisë

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Vendimet e qeverisë, në kuadër të masave kundër COVID-19, janë botuar mbrëmjen e së mërkurës në Fletoren Zyrtare.
Tre vendimet adresuar sektorit bankar janë konkretisht vendimi “Për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim – kreditit dhe të unioneve” dhe për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, synojnë
shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.
e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.