AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/3/2020

Provinca Hubei (Kinë) – Fundi i mbylljes në provincën kineze të Hubei, me përjashtim të qytetit të Wuhanit.

HONG KONG (Kinë) – Hyrja në fuqi e ndalimit të hyrjes në territor të jorezidentëve.

INDI – Të gjitha fluturimet tregtare vendase të pezulluara për shkak të Covid-19.

GJENEVE – Konferencë për shtyp e OBSH-së për koronavirusin.

LONDER –  Avokatët e Julian Assange kërkojnë lirimin e tij nga frika e kontaminimit me  koronavirus.

UASHINGTON – Konferencë e përditshme për shtyp e Shtëpisë së Bardhë mbi Covid-19.

UASHINGTON – Takimi virtual i ministrave të Jashtëm të G7.

KAJRO – Një shtetrrethim dy javor në Egjipt për shkak të koronavirusit.

KOLUMBI – Fillimi i kontrolleve per karantinen në Kolumbi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.