2.5 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, disbursohen në javën e parë të prillit

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se në javën e parë të muajit prill do të lëvrojmë 2.5 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve.

Gjatë mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me ministrat e kabinetit, nëpërmjet një videokonference, Denaj theksoi, se “kemi filluar punën dhe fondi është 2.5 miliardë lekë për vitin 2020 për indeksimin e pensioneve”.

Denaj tha se “besoj se do të arrijmë për aplikimin brenda javë së parë të muajit prill 2020”. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.