VIDEO- Përrenjas, Malaj për ATSH: Shpërndahen ndihma ushqimore për 350 familje në nevojë

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Bashkia e Përrenjasit po vijon më shpërndarjen e ndihmave pranë 350 familjeve në nevojë, të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh për ATSH-në se vetëm ditën e sotme janë duke u shpërndarë 150 pako ushqimore.

“Sot janë duke u shpërndarë 150 pako. Në qytet janë shpërndarë 50 pako me ushqime, në njësinë Qukës 100 pako. Në total shkojnë në 350 pako të shpërndara nga ana e bashkisë Përrenjas”, – tha Malaj për ATSH-në.

Në situatën e krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që familjet në nevojë, pensionistët dhe të moshuarit e vetmuar të mund të ndihmohen me pako me ushqime nga rezervat e shtetit, me qëllim edhe izolimin e tyre në banesa për të mos u infektuar prej virusit. Po ashtu, fondet e emergjencës së bashkive është vënë në dispozicion të tyre, duke iu ardhur në ndihmë, njerëzve në nevojë, veçanërisht kategorive të të moshuarve të vetmuar dhe pensionistëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.