Video/ COVID-19, qytetarët e Roskovecit i përgjigjen thirrjes për të qëndruar në shtëpi 

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/201672721134364/

TIRANË, 23 mars /ATSH – I. Vata/- Bashkia Roskovec sot ishte sërish e qetë dhe pa lëvizje njerëzish dhe automjetesh, ndërsa bizneset dhe lokalet ishin të mbyllura.

Qytetarët e Roskovecit kanë respektuar në mënyrë strikte rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për evitimin në maksimum të lëvizjes.

Në kuadër të masave që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19, banorët e Roskovecit kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar distancimin social.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.