Shifrat e të prekurve dhe viktimave në vendet më të goditura nga COVID-19

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme shifrat e të prekurve në total nga COVID-19, të rasteve të reja dhe të vdekjeve në disa vende të botës.

Në tabelën e publikuar nga Kryeministri Rama Kina ka numrin më të lartë të të prekurve me 81171, ndërsa Italia numrin më të lartë të vdekjeve 6820 në total.

Shqipëria ka 123 të prekur, 19 raste të reja dhe 5 vdekje në total./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.