SHBA – Trump: Kongresi të miratojë planin për rimëkëmbjen e ekonomisë

UASHINGTON, 24 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Kongresit amerikan të miratojë që prej ditës së sotme një plan masiv për rimëkëmbjen e ekonomisë, e goditur nga pandemia e koronavirusit, duke paralajmëruar kundër ndikimit mbi punonjësit amerikanë të negociatave shumë të gjata mes republikanë dhe democratëve.

“Kongresi duhet të miratojë marrëveshjen, pa asnjë mëdyshje, sot”, shkruan presidenti republikan, duke iu referuar disa kërkesave të opozitës demokrate.

“Sa më shumë kohë të marrë do të jetë më e vështirë për të rimëkëmbur ekonominë. Punonjësit tanë do të vuajnë”, paralajmëroi ai.

Që prej të premtes, senatorët republikanë, demokratë dhe Shtëpia e Bardhë u angazhuan në negociata intensive, për të arritur në një marrëveshje për një plan gjigand ekonomik që mund të mobilizojë 2 000 miliardë dollare, ndërkohë që ekonomia e parë botërore është pranë hyrjes në recession./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.