Mesi: Shqipëria nga sot një hap më pranë anëtarësimit në BE

TIRANË, 24 mars /ATSH/- Senida Mesi, deputete e Partisë Socialsite, Shkodër ka përshëndetur vendimin unanim të shteteve anëtare për të hapur negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE, duke e cilësuar këtë fakt një hap të Shqipërisë më pranë anëtarësimit në BE.

“Një lajm i mirë dhe historik për Shqipërinë” shprehet Mesi.

Sipas saj, vendet anëtare të BE kanë marrë vendimin unanim për hapjen e negociatave për pranim në BE.

“Shqipëria me sot është një hap më pranë drejt anëtarësimit në BE! Bashkë do ia dalim”-  shprehet  ajo. e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.