ITALI – Të paktën 1800 pacientë 30-vjeçarë me pneumoni COVID-19 në Bergamo

BERGAMO, 24 mars /ATSH/- Ka të paktën 1.800 pacientë 30-vjecarë me pneumoni Covid-19 në Bergamo, raportuan mjekët e Federatës së Mjekëve të Familjes në Lombardi, shkruan faqja informative TGCOM24.

“Pneumonia e koronavirusit padyshim që nuk prek vetëm në moshat më të vjetra”, shpjegon Paola Pedrini, sekretare e Fimmg Lombardia.

“Këtu në Bergamo jemi 600 mjekë të familjeje dhe secili prej nesh ka të paktën 3 tridhjetëvjeçarë që vuajnë nga Covid-19”, shtoi Pedrini. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.