ITALI – Conte: Gjoba nga 400-3 000 euro për ata që thyejnë regullat e karantinës

ROME, 24 mars /ATSH-ANSA/- Këshilli i Ministrave italian ka aprovuar një dekret-ligj që paraqet sanksione më të ashpra për ata që shkelin rregullat kundër infeksionit nga Coronavirus dhe që standardizojnë kornizën rregullatore.

”Gjobat për ata që shkelin rregullat e infektimit do të variojnë nga 400 në 3000 euro”, tha kryeministri Giuseppe Conte në një konferencë shtypi në Palazzo Chigi i cili miratoi një dekret të ri.

“Ne kemi aprovuar miratimin e një ligji dekret që gjithashtu riorganizon disiplinimin e masave që ne po miratojmë në këtë fazë emergjente. Struktura jonë nuk parashikoi një emergjencë të këtij lloji”, tha Kryeministri Giuseppe Conte në konferencën për shtyp. /ps/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.