ITALI – Borrelli: Për çdo të infektuar të regjistruar me COVID-19, ka 10 raste të fshehura

BERGAMO, 24 mars /ATSH/- Ndoshta ka rreth 600,000 të infektuar sot në Itali me koronavirusin e ri, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, megjithë numrat zyrtarë që flasin për 63 mijë.

“Raporti i një pacienti të certifikuar për çdo dhjetë jo të certifikuar është i besueshëm. Masat e para dy javëve kanë filluar të ndihen”, shtoi ai.

“Në orët e ardhshme duhet të shohim efekte të tjera, do të kuptojmë nëse kurba e rritjes është me të vërtetë duke u rrafshuar,” thotë kreu i Mbrojtjes Civile, në një intervistë për Repubblica.

Në një javë Italia, sipas parashikimeve matematikore, Italia do të tejkalojë Kinën nga numri i infeksioneve. “Nuk do e prisja kurrë”, pranon Borrelli, i cili gjithashtu theksoi se ka 12 bashkëpunëtorë të tij të infektuar. Përballë këtyre numrave, kreu i Mbrojtjes Civile nuk fajëson Italinë për gabimet e nënvlerësimit.

“Më 31 janar kjo qeveri shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe bllokoi fluturimet drejt dhe nga Kina, më duket se menjëherë e kuptuam që kjo epidemi ishte një çështje serioze”, theksoi Borrelli. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.