Hapja e negociatave për Shqipërinë/ Kim: Pasqyron punën e palodhur të qeverisë

TIRANË, 24 mars/ATSH/ “Vendimi i BE për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë pasqyron punën e palodhur të qeverisë shqiptare dhe të njerëzve”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Kim përshëndeti vendimin e sotëm të ministrave të Çështjeve Europiane të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Vendimi i BE për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë pasqyron punën e palodhur të qeverisë shqiptare dhe të njerëzve. SH.B.A do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, u shpreh Kim.

Ministrat e Çështjeve Europiane të Bashkimin Europian ranë dakord njëzëri sot që të hapin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.