TIRANË, 24 mars/ATSH/ “Më në fund një progres dhe lajm i mirë për Europën”, e cilësoi sot Ministria e Jashtme e Austrisë vendimin e Ministrave të Çështjeve Europiane të BE vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Më në fund një progres dhe lajm i mirë për Evropën. Anëtarët e BE-së u dakordësuan mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në një reagim të kësaj ministrie.
“Një hap i vonuar, por i merituar, i cili do të forcojë koherencën europiane të domosdoshme dhe urgjente”, theksohet më tej në reagim.
Ministrat e Çështjeve Europiane të Bashkimin Europian ranë dakord njëzëri sot që të hapin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
/gj.mima/