DANIMARKË – Pavarësisht COVID-19, danezët këndojnë për ditëlindjen e mbretëreshës

KOPENHAGË, 24 mars /ATSH-AFP/ – Mbretëresha anuloi festimet për ditëlindjen e saj për shkak të koronavirusit, por kjo nuk do t’i pengojë danezët ta festojnë.

Rreth 120 000 danezë njoftuan sot qëllimin e tyre për të kënduar për sovranen e tyre me rastin e 80-vjetorit.

Rreth 119 775 persona iu bashkuan grupit “Danimarka këndon për mbretëreshën” në Facebook, duke u angazhuar të këndojnë të enjten më 16 prill në mesditë në ballkone dhe nga dritaret.

Më 12 mars, mbretëresha shumë popullore II, e cila feston 80-vjetorin më 16 prill, anuloi festimet për ditëlindjen e saj duke marrë parasysh përpjen e Covid-19 dhe pasojat e tij për shoqërinë.

Sovrania, në fron që prej vitit 1972, iu drejtua popullit javën e kaluar gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm, shumë të vlerësuar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.