COVID-19 – Qeveria rumune nxjerr ushtrinë për kufizimin e lëvizjeve

BUKURESHT, 24 mars /ATSH-AFP/ – Rumunët do të kufizohen në shtëpi duke nisur nga nesër, ndërkohë që ushtrisë do t’i kërkohet t’i vijë në ndihmë policies për zbatimin e masave shtrënguese të destinuara për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot presidenti, Klaus Iohannis.

“Duke parë kompleksitetin e situates (…) do të vendosen masa të reja shtrënguese”, theksoi presidenti në një fjalim televiziv.

Bukureshti, që dekretoi gjendjen e urgjencë, njoftoi të dielën një shtetërrethim kombëtar duke nisur nga ora locale 22”00 deri në orën 06:00 dhe këshilloi rumunët të qendrojnë në shtëpi.
“Por, duke nisur nga nesër këto masa do të bëhen të detyrueshme, sipas parimit qëndroni në shtëpi”, nënvizoi Iohannis./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.