COVID-19 – Italia mbyll edhe pikat e furnizimit me karburant

ROME, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet italiane vendosën të mbyllin, duke filluar nga nesër, edhe pikat e furnizimit me karburant.

Vendimi u mor duke pasur parasysh kërkesat e kompanive dhe të sindikatave.

“Të vetëm, ne nuk jemi më në gjendje të sigurojmë as nivelin e nevojshëm të sigurisë shëndetësore dhe as qëndrueshmërinë ekonomike të shërbimit”, thuhet në komunikatën e rastit.

”Si rezultat, pikat e furnizimit me karburant thjesht do të fillojnë të mbyllen. Nga e mërkura në mbrëmje do të mbyllen ato të rrjetit të autostradave dhe gradualisht, të gjitha të tjerat përgjatë rrugëve të zakonshme”, theksonte ajo.

Vendimin e mbështetën organizatat e fuqishme italiane të biznesit dhe të sindikatave si  FAIB (Confesercenti), FEGICA (Cisl), FIGICS dhe ANISA (Confcommercio)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.