COVID-19/ DPA ndërpret vizitat vlerësuese: E rëndësishme të mos zvogëlohet besueshmëria që akreditimi i ofron tregut

TIRANE, 24 mars/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit bën të ditur se kufizimet që pandemia COVID-19 po vendos te bizneset dhe jetët personale kushtëzojnë vijimin e vizitave vlerësuese, mbikëqyrëse dhe riakredituese, sipas planit të hartuar në fillim të vitit 2020 deri të paktën në datën 15 prill 2020.

Por, DPA thekson se edhe gjatë kësaj kohe mbetet e rëndësishme të mos zvogëlohet padrejtësisht prej këtyre sfidave, besueshmëria që akreditimi i ofron tregut.

Gjatë kësaj kohe, DPA do të shqyrtojë aplikimet e reja të marra nëpërmjet sistemit “akreditimi online”, si dhe do t’u përgjigjet kërkesave për informacion në lidhje me procedurën e akreditimit të dërguara në adresën: [email protected]

Puna do të vijojë me përfundimin e procedurave të akreditimit për ato organe të vlerësimit të konformitetit të cilat janë vlerësuar tashmë dhe kanë zgjidhur në mënyrë të susksesshme moskonformitetet e gjetura në këto vizita dhe për të cilat është e mundur marrja e vendimit të akreditimit.

Po ashtu DPA do të shqyrtojë evidencat e veprimeve korrigjuese që organet e vlerësimit të konformitetit do të dërgojnë nëpërmjet sistemit “akreditimi online” ose nëpërmjet postës elektronike tek kryevlerësuesi./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.