Asnjë mjek i familjes i infektuar me COVID-19

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Vatrat aktuale më të nxehta me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 janë Tirana, Durrësi, Kavaja, Korca dhe së fundmi edhe Vlora.

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik informoi për mediet se “Sigurisht që harta e rasteve të prekur është më e zgjeruar se atyre vatrave të cilat nga shërbimet Epidemiologjike të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë duke u monitoruar hap pas hapi. Ndërkohë mund të theksojnë se vatrat aktuale që janë të nxehta Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë dhe Vlorë.

Tomini sqaroi se “në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor kemi kapacitetin e duhur me personal, epidemiologë të cilët kryejnë hetime epidemiologjike dhe gjurmimin e drejtpërdrejtë të të gjithë kontakteve në lidhje me rastin e konfirmuar pozitiv me COVID-19’.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP konfirmoi se aktualisht asnjë mjek i familjes nuk ndodhet në karantinë

“Aktualisht, asnjë mjek te familjes nuk kemi të infektuar dhe për rrjedhojë asnjë mjek i familjes nuk ndodhet në karantinë’. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.