VATIKAN – Papa Françesku anulon vizitën në Maltë për shkak të koronavirusit

VATIKAN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Papa Françesku anuloi vizitën e planifikuar më datë 31 maj në Maltë për shkak të krizës së koronavirusit, njoftoi sot Vatikani.

“Për shkak të situatës së vazhdueshme globale dhe në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kishën, vizita është shtyrë në një datë që nuk është vendosur ende”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Kjo do të ishte vizita e parë papale për këtë vit dhe e katërta në 30 vjet në ishullin e Mesdheut. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.