PRAGË, 23 mars /ATSH-AFP/ – Autoritetet çeke njoftuan sot se kishin dërguar 110 000 maska në Itali, për të kompensuar një kontigjent të sekuestruar së fundi nga policia disa trafikantëve të dyshuar, që ishin një ndihmë nga Kina për Italinë.
Autoritetet çeke sekuestruan më 17 mars 680 000 maska dhe aparate respiratore në depon e një kompanie privat të Lovosices, në veri të Pragës, duke e prezantuar operacionin si një sukses të madh kundër trafikimit të këtij malli.
Por qeveria më vonë pranoi se për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë e kësaj sasie të konfiskuar ishte një dhurim nga Kina për Italinë”.
Cilësuar si një grabitje nga media, sekuestrimi shkaktoi zemërim në Itali, aktualisht epiqendra globale e pandemisë COVID-19 me afro 5 500 të vdekur./ /ec/