Operacioni humanitar/ Ndihmë në ushqime e medikamente për mijëra familje të tjera

 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤🔴 NDIHMUAM SOT MIJËRA FAMILJE TË TJERA, BËNI DURIM, JU LUTEM DURIM, ASKUSH NUK DO MBETET PA NDIHMË! BESIM E DURIM! ASNJË FUKARA, ASNJË PENSIONIST I VETMUAR NUK DO TË MBETET PA NDIHMAT BAZË, DERI NË FUND! NDËRSA KUSH USHQEN EDHE AJFONIN, TË MOS I HARXHOJË BATERITË PËR T’U ANKUAR NË EMËR TË POPULLIT, PO LE TË INKURAJOJË FORCAT OPERACIONIT HUMANITAR NËSE NUK RRI DOT PA KOMENTUAR!

Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. März 2020

TIRANË, 23 mars/ATSH/ – Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund!

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga shpërndarja e ndihmave për familjet më në nevojë dhe pensionistët e vetmuar nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë në disa qytete të vendit, si Pukë, Kamëz, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës, Delvinë, Divjakë, Sarandë, Lezhë.

Kjo ndihmë për këta banorë vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19 në vendin tonë.

“Ndihmuam sot mijëra familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! Besim e durim!”, u shpreh Kryeministri Rama

“Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund!”, tha Rama

Ndërsa, theksoi kreu i qeverisë, “kush ushqen edhe I-phone, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat e operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar!”

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.