IZRAEL – Parlamenti izraelit mblidhet me urdhër gjyqësor

TEL AVIV, 23 mars /ATSH-MIA/- Parlamenti izraelit është mbledhur në seancë plenare pasi Gjykata supreme e urdhëroi të zgjedhë kryetarin e ri të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

Kryetari i Gjykatës, Juli Edelshtajn, nga partia Konservatore Likud e Benjamin Netanjahut, i ndërpreu aktivitetet e Parlamentit javën e kaluar, shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Lidhja opozitare “Bardhë e kaltër” e rivalit të Netanjahut, Beni Ganz, i cili ka shumicë të ngushtë në parlamentin e sapozgjedhur, Kneset, konsideron se deputetët duhet të vazhdojnë të punojnë edhe në kohë të krizës.

Lidhja opozitare e akuzoi Edelshtajnin se i ka mbyllur sallat kuvendore në funksion të mbrojes së liderit të vet partiak.

”Demokracia dhe ligji në Izrael do të mbrohen madje edhe nëse kjo nuk i pëlqen dikujt”, tha Ganz në sallën pothuajse të zbrazët të Kuvendit.

Izraeli i kufizoi në mënyrë të rreptë tubimet për shkak të rrezikut nga virusi Covid-19. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.