IRAN – Arrin në 1 812 numri i viktimave nga koronavirusi

TEHERAN, 23 mars /ATSH-AFP/ – Autoritetet iraniane njoftuan sot 127 të vdekur të tjerë si pasojë e COVID-19 duke e çuar në 1 812 bilancin zyrtar të të vdekurve si pasojë e epidemisë së koronvirusit të ri në Iran, një prej vendeve më të prekura pas Kinës, Italisë dhe Spanjës.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianouche Jahanpour, 1 411 raste të reja të prekur me koronavirus janë regjistruar në Iran gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas shifrave zyrtare 23 049 persona janë infektuar me COVID-19 në Iran./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.