GJERMANI – Ngadalësim i shtimit të rasteve me COVID-19

BERLIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve shprehu optimizëm se rritja e rasteve të infektuara nga koronavirusi në vend mund të ketë filluar të ngadalësohet.

“Po shohim se kurba e rritjes eksponenciale po ulet disi”, deklaroi presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, duke u bazuar në analizat e përditshme.

Gjithashtu ai paralajmëroi se është shumë herët për të dalë në këtë përfundim.

Megjithatë, Wieler theksoi se është optimist që masat e zbatuara në Gjermani tashmë kanë treguar efekt të dukshëm.

Bazuar në të dhënat e telefonisë celulare, instituti gjithashtu përcaktoi se qytetarët në Gjermani lëvizin më pak, por ende jo aq sa duhet. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.