Borë në pranverë, zbardhet veriu i vendit

TIRANË, 23 mars /ATSH – I. Vata/- Edhe pse ka nisur pranvera dhe tashmë dita është më e gjatë se nata, dimri nuk ka ikur ende, pasi sot dëbora sot ka zbardhur veriun e vendit.

Në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës që në orët e para të mëngjesit të cilat kanë zbardhur prefekturën e Shkodrës, Pukës, Kukësin, Hasin, Tropojën, por edhe Matin, Bulqizën dhe Dibrën.

Deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve, trashësia e dëborë shkon nga 5-7 cm.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.