Ahmeti kërkon më shumë koordinim me institucionet qendrore 

PRISHTINE, 23 mars /ATSH/ -Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar te institucionet qendrore për më shumë koordinim, pasi centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftra të tilla.

Ai bëri me dije se Komuna e Prishtinës ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës.

“Nuk do të lëjmë asnjë punëtor pa mbrojtje dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror. Apeli im te institucionet qendrore është për më shumë koordinim.  Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftra të tilla.  Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi.  Së paku mund të flas në emër të të gjithë kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, tha ai./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.