Xhaçka: Do të nisim ndihmat për familjet me ndihmë ekonomike në të gjithë Shqipërinë

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Pas ndihmave që po shpërndahen tek familjet e prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, familjet në nevojë dhe pensionistët jane ata qe po marrin ndihmën e nevojshme në situatën e krijuar prej sëmundjes së koronavirusit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte te rezervat e shtetit për të mbikqyrur përgatitjen e pakove që shpërndahen në këtë situatë izolimi, për familjet në nevojë dhe pensionistët. Ajo tha se po bëhet cfarë është e mundur, që të moshuarit dhe pensionistët të mos dalin prej banesave të tyre dhe cdo shërbim po u sigurohet në shtëpi.

“Do të bëjmë çmos që jo vetëm ndihmat t’i shkojnë familjeve në nevojë të cilat tanimë janë evidentuar, përkufizuar, kategorizuar sipas nevojave që kanë por edhe të gjithë pensionistëve vecanërisht atyre që nuk i kanë fëmijët afër dhe nuk kanë dikë që mund të kujdeset për t’a. Do të bëjmë çmos që ata të mos dalin nga shtëpitë dhe ne t’i çojmë të gjitha shërbimet që kanë nevojë, duke filluar nga pensioni tek ndihma ekonomike, tek pagesa e paaftësisë, tek barnat, shpenzimet dhe cdo gjë tjetër që ata kanë nevojë. Fllimisht kemi nisur me familjet që kanë humbur shtëpitë prej tërmetit. Më pas nisim ndihmat me të gjithë familjet pjesë e skemës së ndihmës ekonomike në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që është një punë e koordinuar, nuk janë vetëm rezervat e shtetit që ofrojnë ndihmë për të ndihmuar, janë edhe bashkitë dhe të gjithë aktorët e tjerë, shoqatat bamirëse dhe aktorët e tjerë që duan të ndihmojnë. Kemi përfshirë edhe ata që të kenë një koordinim më të mirë, për të cuar realisht ndihmën aty ku duhet dhe për të mos pasur mbivendosje apo kujdes për gjithësecilin që sot është në vështirësi”, -tha Xhaçka në një intervistë televizive.

Në lidhje me daljen në rrugë të Policisë Ushtarake, ministrja tha ndër të tjera se “njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga policia apo ushtria, por të jenë shumë të disiplinuar për të respektuar masat që janë shumë të domosdoshme për të minimizuar humbjet. Nëse do të mund të shpëtojmë qoftë edhe një jetë njerëzore kjo do të ishte fitore e madhe dhe duhet ta bëjmë të gjithë bashkërisht. Padyshim që forcat e armatosura dhe Policia e Shtetit është në territor për të siguruar që këto masa do të repsektohen dhe për të ndëshkuar të gjitha ata që papërgjegjshmërisht nuk bëhen pjesë e kësaj përpjekje të ëvshtirë port ë përbashkët për të mundur këtë armik të padukshëm. Forcat e Armatosura në këtë përpjekje janë duke ndihmuar, duke asistuar Policinë e Shtëtit dhe mund të mos kenë tagër për masa administrative por padyshim kanë tagër për të shoqëruar dhe për të çuar pranë komisiariatve qoftë për administratimin e sanksioneve dhe masave administrative, qoftë për ndalimin e personave që nuk respektojnë rregullat e vendosura”, -tha Xhaçka. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.