SPORT – CR7 humb 10 milionë euro për shkak të koronavirusit

TORINO, 22 mars /ATSH-MIA/- Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, Kristiano Ronaldo do të humbasë rreth 10 milionë euro si rezultat i pandemisë nga koronavirusi, transmeton gazeta “Mundo Deportivo”.

Klubet italiane do të ulin përkohësisht pagat ndaj lojtarëve të tyre dhe të punësuarve nga arsye ekonomike.

Sipas burimeve, kompensimet mujore do të ulen për 20 deri 30 %. Humbjet për lojtarët do të jenë proporcionalisht me masën e pagës. Kjo do të thotë se lojtarët e klubeve në divizionet më të ulëta do të pësojnë më pak probleme financiare.

Por, lojtarët në Serie A do të jenë më të goditurit. Ronaldo merr 30 milionë euro për sezon tek skuadra e Juventusit dhe do të mund të humbasë rreth 10 milionë euro. Ai është lojtari më i paguar në Itali.

Trajneri më i pagur në Itali është Antonio Konte i Interit me 11 milionë euro, ndërsa Mauricio Sari është i dyti me 5.5 milionë euro. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.