Agjencia Telegrafike Shqiptare

SPANJË – 394 viktima në 24 orët e fundit

MADRID, 22 mars /ATSH-AFP/ – Numri i të vdekurve në Spanjë është rritur me 394 në 24 orët e fundit, afro 30% më shumë duke e çuar totalin në 1 720 viktima që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 3 646 duke shkuar në 28 572.

Deri tani, 2 575 pacientë janë deklaruar të kuruar, por 1 785 persona janë ende nën kujdes intensiv.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e lavdëroi dje kombin, një javë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdonin qëndresën ndaj pandemisë COVID-19, pasi më e keqja nuk kishte mbërritur ende.

Vendi është në mes të një bllokimi 15-ditor, të vendosur për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet shpresojnë se infeksionet së shpejti do të arrijnë kulmin, por ekziston gjithashtu një shans që qeveria të mund të zgjasë bllokimin për të ndihmuar kontrollin e sëmundjes./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version