Parashikimi i motit, e diel, 22 mars 2020

TIRANE, 22 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet deri në mesditë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe më pas shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Prej orëve të pasdites do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar fillimisht duke nisur nga relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Më pas ato do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes në relievet malore mbi 300 metra në verilindje dhe 800 metra në juglindje, parashikohen reshje dëbore.

Mjegull/mjegullinë do të ketë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 1-10 m/sek, dhe përgjatë orëve të natës me intensitet me shpejtësi deri në 20-25 m/s duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë dhe përgjatë orëve të mbrëmjes 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:        

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/19 Diell re/shi
Kukës 5/13 Diell re/shi
Lezhë 4/19 Diell re/shi
Dibër 4/16 Diell re/shi
Durrës 8/18 Diell re/shi
Tiranë 7/20 Diell re/shi
Elbasan 6/19 Diell re/shi
Berat 4/19 Diell re/shi
Vlorë 8/18 Diell re/shi
Korçë 4/16 Diell re/shi
Gjirokastër 5/17 Diell re/shi
Sarandë 10/20 Diell re/shi

                                                             

/e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.