Mbrojtja nga COVID-19, Tomini: Më rëndësi, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Krahas vetizolimit në banesa dhe ruajtjes së higjienës dhe distancimit social, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme ndihmon në forcimin e organizmit.

Shefja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini u shpreh në një nga mediet se ruajtja e distancimit social është jetike në këtë moment nëpër të cilin po kalojnë, pra të pranisë së koronavirusit në vend.

Sipas saj, gjatë ditëve të vetizolimit duhet të ushqehemi në mënyrë të shëndetëtshmë, që të mund të mbrojmë organizmin prej virusit.

“Është e rëndëisshme të konsumohen ushqime sa më cilësore, ushqime të bazuar mbi dietë kalorike kundrejt përdorimit të zarzavateve, supëra, çajra të ndryshme etj. Është respektimi i vakteve tani që jemi në shtëpi. Higjiene sa më e paster e ushqimerve që marrin. Duhet të konsumojmë sa më shumë lëngje frutash. Të bëjmë jo vetëm argëtim për fëmijët, por edhe të shtrydhim sa më shumë fruta të stinës.

E pyetur nëse është e këshillueshme apo e rrezikshme dalja në ballkon në rastet e qytetarëve që banojnë në apartamente apo atyre në shtëpi private në oborr, Tomini rekomandoi të merret ajër i pastër, por të ruhet distancimi social në të gjitha rastet.

“Në ambientet e shtëpisë, kush ka shtëpi private, apo dalja në ballkon në pallat, janë veprime instiktive që duhen respektuar, sepse ky lloj kufzimi, distancimi social, të mërzit. Duhet të jemi të distancuar të shëndetshëm. Është ndryshim jetese patjetër, dalja në ballkon për disa minuta apo në oborrin e shtëpisë në kushtet e vetizolimit, është i këshillueshëm, por duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Nuk është e këshillueshme të dalin nga banesa apo të mos ruajmë distancimin social”, tha Tomini. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.