Kyemadhi uron besimtarët për festën e Sulltan Novruzit

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit .

Në urimin e saj, Kryemadhi shprehet se “në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në këto ditë të vështira”.

“Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve”, shprehet ajo.

Po ashtu Kryemadhi shton se “me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë! Zoti ju bekoftë të gjithëve ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.