KROACI – Zyrat e HINA-s në Zagreb u dëmtuan nga tërmeti, agjencia vazhdon të sigurojë të gjitha shërbimet

ZAGREP, 22 mars /ATSH- HINA/ – Ndërtesa që strehon zyrat e Hina-s në qendër të Zagrebit është dëmtuar rëndë nga tërmeti i së dielës, por agjencia do të vazhdojë të sigurojë të gjitha shërbimet për klientët e saj gjatë gjithë ditës.

Të gjitha ngjarjet që lidhen me epideminë e koronavirusit në Kroaci janë në dispozicion falas në faqen e internetit Hina, dhe ngjarjet për tërmetin që goditi Zagrebin dhe zonat përreth në mëngjes janë gjithashtu në dispozicion falas.

”Reporterët, redaktorët, fotoreporterët, përkthyesit, pwrkthyesit e gjuhëve, specialistët e IT dhe agjentët e tjerë të agjencisë po bëjnë gjithçka munden për të siguruar mbarëvajtjen e shërbimit të informacionit publik dhe për t’i siguruar publikut informacion të saktë dhe në kohë, duke respektuar standardet profesionale dhe etike të gazetarisë”, deklaroi agjencia në një njoftim për shtyp. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.