BM – Thirrje 1,5 milion britanikëve për izolim tremujor në shtëpi

LONDER, 22 mars /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe u ka kërkuar 1,5 milionë qytetarëve, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, që të izolohen deri në tre muaj për të shmangur kontaktin me koronavirusin.

Të prekurit që duhet të izolohen përfshijnë persona që vuajnë nga leuçemia, sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe atyre që kanë bërë transplant organesh.

”Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit (NHS) do t’u shkruajë njerëzve gjatë ditëve të ardhshme për t’i informuar rreth masave specifike”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Kur është e nevojshme, pacientët gjithashtu mund të ndihmohen në furnizimin me ushqim dhe ilaçe.

Shoqata e Medias Britanike tha se 240 persona kishin vdekur në vend.

Kryeministri Boris Johnson tha sot se qeveria po imponon masa “që kurrë më parë nuk ishin parë në kohë paqeja ose lufte”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.