Zhupa: Rrugët e Tiranës bosh, punonjësit e bashkisë pa maska

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/- Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha sot se punonjësit e bashkisë së Tiranës punojnë pa maska, ndërsa qyteti është i zbrazur nga njerëzit.

“Rrugët e Tiranës bosh nga qytetarët! Ndërkohë punonjësit bashkiakë, pa maska, pa doreza, të grumbulluar në një cep po bëjnë muhabet pa asnjë farë distance!”, u shpreh ajo.

“Punonjësit bashkiakë mund të lejohen, por me qëllim për të pastruar Tiranën dhe me të gjitha masat mbrojtëse për të mos dëmtuar veten dhe përhapur virusin. Ndërkohë këta s’kanë as mjete për të pastruar, as mjete mbrojtëse për veten dhe distancë nga njëri-tjetri”, tha ajo.

“Dikush t’i thotë Veliajt që para se të quajë tradhtarë qytetarët, të merret me punonjësit bashkiakë!”, përfundoi ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.