Pukë, ceremoni solemne në shenjë solidariteti me popullin e Signa-s në Itali

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në bashkinë e Pukës u zhvillua sot një ceremoni solemne në shenjë solidariteti me popullin e Signa-s në Itali.

Në ceremoni ishin të pranishëm kryebashkiaku Gjon Gjonaj i shoqëruar nga zëvendëskryetarët Mustaf Kopani, Ershela Gjonaj dhe Kristjan Marku.

Me nderime u ekzekutuan dy himnet kombëtare të dy popujve, teksa para bashkisë Pukës u ngrit flamuri shqiptar e përkrah tij dhe ai italian.

Sot në Pukë ishte planifikuar të mbahej ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes bashkisë Pukë dhe komunës Signa në Itali.

“Në komunën binjake të Signa-s në Itali deri tani janë shënuar dy jetë të humbura si pasojë e COVID-19, ndërsa shpresojmë që ky bilanc të mos thellohet më tej duke shprehur solidaritetin e pamasë në këtë luftë të përbashkët”, – tha Gjonaj.

Kryebashkiaku  Gjonaj ka shprehur një mesazh solidariteti drejtuar homologut italian në komunën Signa, Gianpiero Fossi e përmes tij gjithë banorëve të SIGNA./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.