TURQI – Pezullohen fluturimet me 68 vende për shkak të COVID-19

STAMBOLL, 21 mars /ATSH-DPA/ – Turqia ka pezulluar fluturimet edhe me 46 vende të tjera të botës, që e rrit numrin e vendeve të pezulluara në 68, si edhe ka zgjeruar masat e brendshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

”Nuk do të ketë fluturime për në 46 vende, përfshirë Finlandën, Indinë, Nigerinë, Portugalinë dhe Kazakistanin duke filluar nga ora 17:00”, tha sot Ministria turke e  Transporteve.

Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm se kur mund të hiqet ndalimi i fluturimit.

Ndalimi mbulon edhe pjesën veriore të Qipros, të administruar nga Turqia.

Ankaraja tashmë kishte ndalur fluturimet në 22 vende, përfshirë Gjermaninë, duke mbyllur shumicën e hapësirave publike, pezullimin e ligave sportive dhe faljet në masë në xhami.

Ndalimi publik u shtri sot edhe për sallonet e bukurisë dhe pikniket.

”Numri i vdekjeve të Turqisë nga pandemia është rritur në nëntë ndërsa numri i çështjeve të konfirmuara është 670”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në Twitter.

Turqia, një vend me 83 milionë banorë, njoftoi testin e parë pozitiv më 11 mars./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.