TEKNOLOGJI – Google i dedikon faqen Semmelweis, mjekut të teorisë së larjes së duarve

VJENE, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Dritarja e faqes së kërkimit ”Google” i është kushtuar Dr. Ignaz Semmelweis, mjekut pionier hungarezë së teorisë së larjes së duarve, një praktikë shumë e rëndësishme në këtë fazë të epidemisë së koronavirusit.

Lindur në 1818, ai filloi stazhin e tij si drejtues i studentëve pasuniversitar të klinikës më të madhe obstetrike në Vjenë.

Në 1847 ai zbuloi se ethet, në kohën kur ishin përgjegjëse për vdekjen e shumë grave që lindën në spital, u shkaktuan nga një infeksion i së njëjtës natyrë me atë që vrau kirurgët që aksidentalisht u plagosën vetë gjatë ekzaminimeve në kufoma ose gjatë kryerjes së operacioneve tek pacientët e infektuar.

Në thelb, duart që nuk ishin pastruar mirë ose dezinfektuar ishin mjeti i sëmundjes.
Për të shmangur vdekjet e mëtejshme, ai më pas propozoi të përdorte një zgjidhje të klorit për dezinfektimin e duarve të studentëve dhe profesorëve dhe në një vit ai arriti të zvogëlojë vdekjet me 90%.

Në këto javët e përhapjes së koronavirusit, mësimi i tij duket të jetë shumë i rëndësishëm, duke u kujtuar vazhdimisht nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare në të gjithë botën. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.