SPORT – Dybala pozitiv me COVID-19: Jam shumë mirë, i izoluar në shtëpi

TORINO, 21 mars /ATSH/ – Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka rezultuar pozitiv në tamponin e Covid-19, deklaroi klubi Juventus në faqen e tij të internetit. Lajmi përcillet nga gazeta italiane ”La Republica”.

Me Dybala arrin në tre numri i të kontaminuarve në skuadrën e Juventusit: Rugani, Matuidi.

Ishte radha e sulmuesit argjentinas që të merrte lajmin e keq nga stafi mjekësor. Për fat të mirë, formula është gjithmonë e njëjtë: pozitivitet ndaj Covid-19 por lojtarin , është mirë dhe është asimptomatik.

Dybala ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi që nga 11 marsi, në të njëjtën ditë në të cilën shokët e tjerë të skuadrës iu nënshtruan gjithashtu të njëjtit trajtim, në përpjekje për të përmbajtur përhapjen.

Dybala “do të vazhdojë të monitorohet dhe të ndjekë të njëjtin regjim”, theksoi klubi Juventusit.

”Përshëndetje të gjithëve, kam dashur t’ju informoj se sapo kemi marrë rezultatet e testit Covid-19 dhe të dy unë dhe Oriana (e fejuara) kemi testuar pozitivisht. Për fat të mirë jemi në gjendje të përsosur. Faleminderit për mesazhet tuaja. Përshëndetje të gjithëve! ” përfundoi Dybala. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.