Pukë, Gjonaj për ATSH-në: Vijon operacionin humanitar për furnizimin me ushqime e medikamente për rreth 100 të moshuar të vetmuar

 

🗣Mirmengjes nga Puka.Ne po bëjmë çfar është e mundur që mjediset publike të mos bëhen shkak për perhapjen e 🦠COVID-19. Ajo çfar mund të bëjmë ne në këtë situatë është kjo. Ju mund të ndihmoni më tej me kujdesin ndaj vetës duke filluar nga vetizolimi, higjena, ajrosja dhe dezinfektimi.Tani çdo gjë është në doren Tuaj për të treguar KUJDES ndaj vetës.🙏Zoti na ndihmoft të gjithve!

Gepostet von Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare am Samstag, 21. März 2020

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Bashkia e Pukës po vijon operacionin humanitar për furnizimin me ushqime e medikamente për rreth 100 të moshuar të vetmuar të identifikuar deri tani.

Kryetari i kësaj Bashkie, Gjon Gjonaj në një prononcim për ATSH-në theksoi se strukturat e bashkisë po mbajnë kontakte të përditshme me çdo të moshuar, i cili nuk ka pranë një të afërm për tu kujdesur për ta.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se po identifikohen edhe familjet në nevojë që të bëhet furnizimi me ushqime edhe për këtë kategori.

Krahas furnizimit me ushqime e medikamente ne po vijojmë, bëri të ditur Gjonaj, edhe me dezinfektimin e ambienteve publike në të gjithë territorin e bashkisë.

“Ne po bëjmë çfarë është e mundur që mjediset publike të mos bëhen shkak për përhapjen e COVID-19. Kjo është detyra jonë përkujdesja ndaj çdo të moshuari e familjeje në nevojë si dhe sigurimi i një mjedisi të pastër. Ju mund të ndihmoni më tej me kujdesin ndaj vetës duke filluar nga vetizolimi. Tani çdo gjë është në dorën tuaj për të treguar kujdes ndaj vetes”, deklaroi Gjonaj.

Ndërkohë pamjet e ofruara nga Bashkia tregojnë se qytetarët janë sensibilzuar dhe po ju përgjigjen më së miri thirrjeve të autoriteteve për të qëndruar në shtëpi./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.