PEKIN – Dita e tretë radhazi pa asnjë të infektuar nga COVID-19 në Kinë

PEKIN, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Për të tretën ditë me radhë, Kina nuk ka regjistruar ndonjë rast të ri të koronavirusit të gjeneruar nga brenda vendit, madje as në Wuhan.

Janë regjistruar shtatë vdekje të reja, dhe të gjitha kanë qenë në provincën e Hubeit. Si pasojë, rastet e infeksionit në të gjithë Kinën janë 81 008, ku 6,013 prej të cilëve janë pacientë ende në trajtimin mjekësor, 3 255 prej të cilëve kanë humbur jetën, duke e çuar shkallën e kurimit në 88.5%.

Rastet e reja në Korenë e Jugut janë përsëri në rritje, për shkak të disa shpërthimeve të vogla: ka pasur 147 infeksione shtesë (nga 87 të enjten), duke e çuar gjithsej në 8.799, ndërsa numrin e vdekjeve në mbi 100 persona. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.