Operacioni humanitar vijon me vëmendje të veçantë për familjet e prekura nga tërmeti

 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️🔴 KRAHAS ME TROKITJET NË SHTËPITË E FAMILJEVE MË NË NEVOJË NË TË GJITHA BASHKITË, NËN DREJTIMIN E OLTËS OPERACIONI HUMANITAR VIJON EDHE ME NJË VËMENDJE TË VEÇANTË PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI QË HUMBËN SHTËPINË🤗

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/- Kryeminisri Edi Rama tha sot se në të gjitha bashkitë e vendit nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, vijojnë operacionet humanitare.

“Krahas me trokitjet në shtëpitë e familjeve më në nevojë në të gjitha bashkitë, nën drejtimin e Oltës operacioni humanitar vijon edhe me një vëmendje të veçantë për familjet e prekura nga tërmeti që humbën shtëpinë”, shprehet Rama.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zbritur në terren për të shpërndarë ndihma humanitarë për familjet në nevojë.

Ajo tha se këto ndihma që shpërndajmë sot është një ndihmë e vogël, por do të jemi gjatë gjithë kohës në kontakt të vazhdueshëm dhe askush nuk është vetëm në këtë situatë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.