Nis fasha e re orare e kufizimeve të qarkullimit, rrugë të boshatisura në gjithë vendin


TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rrugët e boshatisura në qytete të ndryshme të vendit, pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të reja të qarkullimit në kuadër të masave kundër COVID-19.

Prej orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 5:00 të së hënës ndalohet tërësisht qarkullimi i qytetarëve dhe kjo fashë orare do të zbatohet edhe gjatë javës në vijim duke lejuar qarkullimin vetëm në orarin 05:00-13:00.

“Sot në 13.30 në Shqipëri”, shkruan Rama duke ndarë pamjet nga rrugët e qyteteve kryesore në vend.

Në të njëjtat orare 05:00-13:00 do të qëndrojnë të hapura edhe dyqanet ushqimore, farmacitë dhe furrat e bukës, si dhe ky do të jetë orari i punës së administratës shtetërore.  /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.