Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – 13 viktima nga COVID-19

ATHINE, 21 mars /ATSH-ANA/ – Tre viktima të tjera të pandemisë së koronavirusit u njoftuan sot në Greqi duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me COVID-19 në vendin ballkanik në 13.

Viktimat e fundit që vdiqën nga komplikimet e shkaktuara nga virusi ishin dy burra dhe një grua.

Ministria e Arsimit do të zgjasë ndërkohë mbylljen e institucioneve arsimore deri më 10 prill.

Një vendim i përbashkët ministror do të përcaktojë zyrtarisht datën dhe ndalimin si dhe të gjitha udhëtimet shkollore dhe universitare brenda dhe jashtë vendit.

Masat pasojnë rekomandimet e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik për të frenuar përhapjen e koronavirusit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version