FOTO/Bashkia e Selenicë ndihma për 123 familje në nevojë

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Bashkia e Selenicës ka shpërndarë ditët e fundit ndihma në 123 familje në nevojë.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave  “Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID 19” gjatë ditës së djeshme punonjësit e bashkisë kanë dërguar pako me ndihma pranë 123 familjeve në nevojë në Njësitë Administrative Brataj, Kotë, Sevaster dhe qytetit të Selenicës.

“Pensionistë të vetmuar dhe familje në gjendje emergjente, sot më shumë së kurrë kanë nevojë të ndjejnë se nuk janë vetëm në këtë luftë të përbashkët ndaj këtij armiku të padukshëm”, – thekson bashkia.

Sipas bashkisë së Selenicës ndihma për familjet në nevojë do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme për t’iu gjendur sa më pranë në këto ditë të vështira.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.