Dy të shëruar nga COVID-19/Tomini procedura që ndiqet

TIRANË, 21mars/ ATSH/Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik ka shpjeguar në daljen për mediet, nese ka raste të tjera të pacientëve të infektuar me COVID-19, të cilët janë drejt sherimit.

“Sigurisht që po ndiqet protokolli edhe për pacientë të cilët do të plotësojnë 14 ditorin dhe do të ritestohen sërisht në drejtim të negativizimit për COVID-19 dhe këta pacientë po ndiqen ritmikë”, -tha Tomini.

Por, cila është procedura që ndiqet kur këta persona lënë spitalin?

“Personat që do të lënë spitalin, që janë të rikuperuar tashmë me negativizim të testeve do të ndjekin masën e vetkarantinimit në ambientet e shtëpisë duke respektuar etiketën respiratore sërisht për 14 ditë dhe higjienën personale’, -tha Tomini.

Më tej, ajo shpjegoi se grupmoshat më të prekura janë. “Kemi të prekur nga grupmoshat aktivite e deri në moshën e tretë. Megjithatë në ditët e fundit është vënë re një trend në rritje i rastee positive i grupmoshës mbi 65 vjec.

Nderkaq, Tomini u shpreh se spitali ‘Shefqet Ndroqi” ka kapacitet prej 190 shtretër. z.tosku

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.