Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19/ Rëndësia e distancimit social


TIRANË, 21 mars/ ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë arsyet se përse është e rëndësishme të ruhet distancimi social, gjatë kësaj kohe të vështirë.

‘Shmangni kontaktet e ngushta. Mbani një distancë të caktuar të paktën 1 metër nga njerëzit e tjerë. 4 arsye përse është i rëndësishëm distancimi social”, -thotë Manastirliu.

Sipas ministres, e rëndësishme është që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit nga njeriu tek njeriu, çka frenon përhapjen e sëmundjes.

Katër arsye pse distancimi social duhet të respektohet:

1. Ndërpret zinxhirin e transmetimit nga njeriu tek njeriu
2 Parandalon transmetimin e mëtejshëm të virusit
3 Redukton intensitetin e epidemisë
4 Ngadalëson rritjen e rasteve me COVID-19.

z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version